Bëhuni gati, shumë shpejt kënga e re nga Dua Lipa

Mediale Vip

Bëhuni gati, shumë shpejt kënga e re nga Dua Lipa

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 08:06
Dua Lipa

Dua Lipa është këngëtarja shqiptare që po gëzon famë në botë.

Projektet e saj janë shumë të suksesshëm dhe për muaj të tërë qëndrojnë në maja të top-listave.

“One Kiss” titullohet kënga e fundit e Dua Lipës në duet me Calvin Harris, pas katër muajsh ajo po vjen me projekt të ri dhe jo vetëm një.

Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja ka paralajmëruar se po punon drejt finalizimit të projekteve të reja, kënga “Electricity” do të lansohet pas shtatë ditësh.

“Jam shumë e ngazëllyer lidhur me këngët e reja”, ka shkruar ndër të tjera Dua, duke u shprehur e emocionuar për festivalin “Electric Picnic” në Dublin, ku do të performojë sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat