Reperja e njohur thotë se është në lidhje me dy djem

Mediale Vip

Reperja e njohur thotë se është në lidhje me dy djem

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 23:17
Nicki Minaj

E ftuar në "The Ellen DeGeneres show", Nicki Minaj ka shuar kureshtjen e të gjithëve mbi jetën e saj personale

Nicki zbuloi se është duke dalë me dy djem njëkohësisht teksa po bisedonte mbi dashurinë me Ellen.

Pa zbuluar emrat e djemve, Nicki tha: “Është një djalë i ri, mirëpo unë dhe ai jemi larguar pak
nga njëri-tjetri. Dhe është edhe ky djali tjetër me të cilin dal prej disa javësh”

Këngëtarja edhe pse del me dy djem, sërish e quajti veten beqare duke u shprehur: “Por nuk
kam të dashur”.

“Kam qenë në një lidhje që prej moshës 15-vjeçare. Kjo është hera parë që jam beqare dhe
jam e lumtur. Dikur e doja patjetër një mashkull në krah, por dua që femrat ta dinë se nuk na
duhen meshkujt”, u shpreh Nicki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat