Amerika po ka shumë probleme kohët e fundit por këngëtari kanadez, Justin Bieber duket se po e shikon anën pozitive të saj pasi që së shpejti do të marrë nënshtetësinë amerikane.
Burime të afërta të TMZ tregojnë që këngëtari ka aplikuar për nënshtetësi amerikane. Por ai do të mbajë edhe nënshtetësin kanadez, pra do të ketë dy nënshtetësi.
Kjo nuk është surprizë pasi që nga koha kur ai hyri në lidhje me Hailey Baldwin, Justin po qëndron më shumë në Amerikë. Pastaj kur të martohet me të lidhjet me Amerikën do të forcohen.