Seldi flet për herë të parë për ndarjen nga Mimoza, ja çfarë ndodhi mes çiftit - Bota Sot
Seldi flet për herë të parë për ndarjen nga Mimoza, ja çfarë ndodhi mes çiftit

Mediale Vip

Seldi flet për herë të parë për ndarjen nga Mimoza, ja çfarë ndodhi mes çiftit

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 07:39
Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra

Ndarja e Seldit dhe Mimoza Shkodrës ka qenë një nga temat më të diskutuara në showbiz kohët e fundit. Lajmi fillimisht u përhap si thashethem pasi dyshja i kishin fshirë fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Më pas miq pranë tyre treguan se Seldi dhe Mimoza i kishin dhënë fund fejesës dhe shkak ishte distanca pasi Seldi jeton në Tiranë dhe Mimoza në Zvicër.

Mbrëmjen e sotme, Seldi ka folur për herë të parë për ndarjen, pasi përfundoi kërcimin e tij në "Dance with me", ku këtë vit është konkurrent.

"Faktikisht ne nuk jemi më me njëri-tjetrin. Faleminderit shumë për kohën e bukur që kaluam bashkë. Kështu ka qenë e shkruar. Gëzoj një respekt të veçantë për Mimozën dhe familjen e saj", u shpreh Seldi.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera