Demi Lovato ishte një hap larg vdekjes, ja këshillat e këngëtarit që luftoi me drogën

Mediale Vip

Demi Lovato ishte një hap larg vdekjes, ja këshillat e këngëtarit që luftoi me drogën

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 21:13
AJ McLean dhe Demi Lovato

Këngëtari AJ McLean i ka ofruar Demi Lovatos publikisht ndihmën për të hequr dorë nga varësia ndaj drogës. Në të kaluarën, ai ka patur të njëjtin problem dhe është një provë e gjallë e trajtimit ndaj lëndëve narkotike.

Kujtojmë se Demi kaloi në mbidozë heroine para pak kohësh, prandaj mediat kanë kërkuar disa këshilla nga AJ McLean për t’ia transmetuar Demit që është në qendër rehabilitimi.

Ai ofroi veten e tij për të ndihmuar Demin që të luftojë me varësinë. Ndërkohë, e këshilloi që të rrethonte veten me njerëz që i tregojnë se sa vlerë ka jeta.

Kanë kaluar dy muaj që kur Demi ishte një hap larg vdekjes, por ditët e fundit ka qenë shumë më mirë. AJ McLean ka në plan që të nxjerrë një treg një kurë që do të ndihmojë njerëzit të heqin dorë nga droga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat