Kendall Jenner flet hapur dhe tregon se si e lufton ankthin

Mediale Vip

Kendall Jenner flet hapur dhe tregon se si e lufton ankthin

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 14:46
Kendall Jenner

Kendall Jenner gjithmonë ka preferuar të flasë hapur për problemet në jetën e saj.

Në episodin e ri të ‘Keeping Up With The Kardashians’ modelja 22-vjeçarja tregon se si ja del mbanë çdo ditë me ankthin.

Kendall ka ndarë me të gjithë një video nga ky moment dhe krahas saj ka shkruar: “Të përballosh ankthin nuk është e lehtë, por ndonjëherë të flasësh hapur për të, të ndihmon shumë”. Ataket e ankthit kanë qenë një problem i vazhdueshëm për të dhe për këtë ajo është rrëfyer edhe në një intervistë të saj të pak kohëve më parë për ‘Elle’.

“Është interesante, sepse sapo thashë se çdo të thotë të kesh probleme me ankthin të gjithë filluan të vinin tek unë e të thonin: ‘O Zot, edhe unë’”, – ka treguar ajo në intervistë.

Duke u lidhur me personazhe të tjerë që kanë të njëjtin problem me të, Kendall ka adaptuar forma të reja të relaksimit, si meditimi.

Gjithashtu ajo ka treguar se është shkëputur totalisht nga teknologjia, nuk i lexon komentet në rrjete sociale, nuk merret gjithë kohës me telefonin dhe nuk ‘chat’-on as në grupin që ka krijuar familja e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat