Si po i ecën rehabilitimi Demi Lovatos? – Përgjigjet motra e saj

Mediale Vip

Si po i ecën rehabilitimi Demi Lovatos? – Përgjigjet motra e saj

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 17:44
Demi Lovato dhe Madison De La Garza

Aktorja Madison De La Garza, e cila është motra e vogël e Demi Lovatos, ka folur për mënyrën se si po i shkon rehabilimi këngëtares, pas mbidozës që pësoi.

‘Demi është mirë, ajo po bëhet më të vërtetë mirë. Po punon seriozisht dhe jemi tepër krenarë për të. Ka qenë e vështirë për familjen tonë, por kemi kaluar çdo gjë së bashku dhe dua të them nëse e lexoni librin e nënës time do ta dini. Jemi kaq mirënjohës për gjithçka, edhe për gjërat e vogla’.

Pastaj, Madison u pyet se çfarë do të bëjë me Demin pasi ajo të dalë nga rehabilitimi.

‘Jam vërtetë e emocionuar, ka kaq shumë gjëra për të bërë’, u përgjigj ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat