Taylor Swift takohet me një djalë tetëvjeçar me autizëm

Mediale Vip

Taylor Swift takohet me një djalë tetëvjeçar me autizëm

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 12:14
Taylor Swift u takua me Jacob Hill

Gjatë fundjavës, Taylor Swift u takua me Jacob Hill, një djalë tetëvjeçar me autizëm, të cilin e ndihmoi rreth shërbimit të qenit të tij.

Këngëtarja e cila ia dhuroi 10 mijë dollarë djalit, ia mundësoi atij dhe familjes së tij vendet e para në koncertin e saj në Houston të shtunën dhe të takohen prapaskenës.

‘Taylor Swift i dhuroi 10 mijë dollarë për shërbimet e qenit të djalit tim. Ajo na mundësoi karriget e para në koncertin e saj’, shkroi Allison Hill, nëna e Jacob, në Facebook.

‘Taylor ishte shumë e sjellshme’.

‘Ajo nuk e pa paaftësinë e djalit tim, ajo e pa atë’, vazhdoi Allison. ‘Ajo u ul në gjunjë dhe e shikoi në sy duke e përshëndetur shumë ngrohtë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat