Edhe pak ditë, këngëtarja Enca do të festojë 23-vjetorin e lindjes. Prej një muaji, ajo ka nisur që të planifikojë se çfarë do të bëjë në ditën e saj speciale.
Për këtë arsye këngëtarja ka pyetur ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, se çfarë sugjerimesh kishin për vendin ku mund të bënte një udhëtim më datë 19 tetor.
Pasi ajo është konsultuar me to, Enca ka marrë vendimin përfundimtar. Këngëtarja ka vendosur që me rastin e ditëlindjes të shkojë në Paris. Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në “Instastory”.
Gjithashtu ajo zbulon se javës që vjen do të jetë në Paris dhe pyet fansat se cilët prej tyre ndodhen atje. Ajo u kërkon ndonjë ide për vendet që Enca duhet të vizitojë gjatë udhëtimit të saj të ditëlindjes.