Stilistja shqiptare pjesë e javës së modës në Milano - Bota Sot
Stilistja shqiptare pjesë e javës së modës në Milano

Mediale Vip

Stilistja shqiptare pjesë e javës së modës në Milano

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 06:16
Rezarta Skifteri

Ajo është një stiliste e njohur shqiptare, e cila prej shumë vitesh është kthyer në stilisten e preferuar të personazheve të njohur të ekranit, të cilët i besojnë imazhin e tyre krijimeve të saj.

Por si asnjëherë tjetër, përpara pak javësh, Rezarta Skifteri u bë pjesë e “Milano Fashion Week 2018” dhe jo si një ndër të ftuarat që shijojnë sfilatat, por për herë të parë si e vetmja stiliste shqiptare, e cila arriti të shfaqte në javën e modës në Milano sfilatën me koleksionin e saj, krahas dizenjatorëve më të famshëm italianë dhe para 400 të ftuarëve.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer për këtë përvojë të re, emocionet dhe prapaskenat e sfilatës së saj.

“Ka disa muaj që unë kam marrë ftesën për në “Milano Fashion Week”, por nuk e kam publikuar. Doja që të bëhej realitet sepse më dukej një ëndërr shumë e largët. Unë isha e vetmja shqiptare mes 14 stilistëve italianë. Kam qenë shumë herë në Itali, por ishte hera e parë që shkoja në Milano dhe isha shumë afër Versaces dhe Armanit me koleksionin tim. Koleksioni im ishte deri në 12 veshje, por kjo për mua ishte arritje e madhe. Kam ndjerë ngrohtësi edhe pse isha e vetmja shqiptare. 

Çdo gjë ishte e bukur atje. Ishte e veshtirë të futesha sepse kisha harruar kartën e stilistes dhe mu desh të  merrja organizatoren për të kaluar sepse ishte e pamundur. Unë kisha veshur një fustan të zi të thjeshtë. Nuk mu desh shumë kohë për t’i ideuar si fustane sepse isha shumë e frymëzuar, por për t’i punuar na u desh shumë.

Gjatë sfilatës time në fund kam patur edhe një moment kur u pengova sepse isha me kokën poshtë se më vinte zor kur bëja sfilatën. Por ishte emocionuese dhe çdo gjë ishte shumë e bukur. Kam patur komplimente dhe lodhja shpresoj të jetë shpërblyer”, tha Skifteri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera