Është një artiste mjaft e dashur për publikun e mjaft e kërkuar. Mera Zymeri sapo ka sjellë për fansat e saj një këngë që e nisi karrierën muzikore shumë e shumë vite më herët.
"Çka ka zogu" në bashkëpunim me Sparrow ajo e risjell mjaft bukur me një klip i sapo dalë ku ka nisur të pritet mjaft mirë. Vetë këngëtarja me 25 vite në skenë falenderon të gjithë ata që e kanë përkrahur deri me tani por edhe bashkëpunëtorët e saj.
Kënga është vërtet e bukur dhe ia vlen ta dëgjoni e ta shihni ardhur mjeshtërisht në vokalin karakteristik të Mera Zymerit.BS