Të gjithë po prisni me padurim puntatën e radhës të emisionit “Shiko kush luan”, pasi i ftuari i Luana Vjollcës do të jetë moderatori i njohur Ermal Mamaqi.
Ky i fundit është rivali i Luanës çdo të shtunë në ekran me emisionin e tij “Xing me Ermalin”, prandaj u habitën të gjithë kur u lajmërua se do të ishte edhe ai te “Shiko kush luan”.
Moderatorja seksi ka publikuar një video në profilin e saj në “Instagram” ku Mamaqi është shfaqur me një paruke të verdhë mbi kokë, duke imituar Luanën dhe më pas ata kanë filluar të ngacmohen së bashku.