Serena Williams i dërgon Meghan Markle veshje nga koleksioni i saj i ri të disenjuara posaçërisht për të! 

Mediale Vip

Serena Williams i dërgon Meghan Markle veshje nga koleksioni i saj i ri të disenjuara posaçërisht për të! 

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 17:08
Meghan Markle dhe Princin Harry

Kur bie fjala te linja e saj e modës, Serena Williams ka mbështetës të fortë. Ajo ka një motër Venus e cila gjithashtu disenjon veshje, bashkëshortin e saj dhe vajzën e saj Olimpia si dhe miqtë e saj më të mirë. Një mik në veçanti e ka mbështetur Serenën në disenjimin e linjës së saj të veshjeve që nga Australia: Meghan Markle.

Në Tetor gjatë turit mbretëror, Dukesha e Sussex arriti në aeroportin Dubbo në Australi me Princin Harry. Veshur mbante një këmishtë të bardhë, xhinse një palë çizme të zeza dhe një xhaketë të thjeshtë. Xhaketa ishte pjesë e koleksionit të Serenës dhe pavarësisht se Meghan nuk e ka komentuar kurrë publikisht këtë bluzë ajo e dinte se do të fotografohej me këtë veshje dhe se fotot do të përhapeshin rreth e rrotull botës dhe ky do të ishte një goxha publicitet për mikeshën e saj të ngushtë. Më pas ylli I tenisit e falenderoi publikisht Meghan në instagramin e saj.

Miqësia e dyshes ka filluar në 2010-ën kur u takuan për herë të parë në Super Boël në Majami. Pas tetë vjetësh Williams ishte në krah të mikeshës së saj kur ajo u martua. Edh epse shumë rralë kemi parë foto të atyre të dyjave bashkë nuk ka asnjë dyshim se ato të dyja kanë ende një miqësi të fortë. Për ta konfirmuar këtë Williams Thotë,” Duke qenë se xhaketa u shit tashmë ne kemi një koleksion special I krijuar posaçrisht për Meghan Markle dhe ja dërguam asaj. Ishte qejf t’I krijonim.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat