Pas triumfit te “Kënga Magjike”, Flori Mumajesi vjen me tjetër surprizë së shpejti

Mediale Vip

Pas triumfit te “Kënga Magjike”, Flori Mumajesi vjen me tjetër surprizë së shpejti

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 20:05
Flori Mumajesi

Pasi publikoi këngën që u pëlqye shumë nga publiku “Ia ke bo vetes” së bashku me Brunon, Flori Mumajesi triumfoi në “Kënga Magjike” duke arritur që të rrëmbejë pikët e kolegëve të tij e të fitojë edicionin e 20 të këtij festivali.

Madje në “Këngën Magjike” kishte shumë këngë që mbanin firmën e Florit, dhe që u pëlqyen nga publiku. Por mesa duket kantautori shumë i dashur për shqiptarët ka vendosur që të mos ndalet.

“Prive” ka bërë të ditur se këtë fundjavë Mumajesi do të publikojë këngën e re. Sipas tyre projekti do të jetë një bashkëpunim midis vetë Florit, Brunos dhe Getoarit.

Ndërkohë fansat mezi presin të dëgjojnë se ç’kanë krijuar këtë herë dhe me siguri do jetë “bombë”, duke kujtuar bashkëpunimin e Florit me Getoarin, “Dashni me raki”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat