Detajet e reja për super-telefonin e Nokias me pesë kamera

Mobile

Detajet e reja për super-telefonin e Nokias me pesë kamera

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 09:07
Super-telefoni i Nokias me pesë kamera

Që kur HMD Global ka kërkuar brendin “PureView” nga Microsoft Mobile, në internet kanë qarkulluar spekulimet se kamera e re e super-telefonit të Nokias është bërë përsëri e popullarizuar. Megjithatë, kohëve të fundit është përfolur për emrin e këtij super-telefoni dhe ai është Nokia 9 PureView.

Nokia 9 PureView pritet të vijë me pesë kamera në pjesën e pasme, për të cilin Koha.net ka raportuar në fillim të muajit të kaluar. Super-telefoni dukej sikur një prototip i hershëm, por me publikimin e një fotografie të re në Instagram së fundmi, duket se vërtetë ky do të jetë produkti final që HMD Global mund ta zbulojë në një të ardhme të afërt, shkruan neowin.

Me publikimin e fotografisë, përdoruesi i Instagramit po ashtu ka zbuluar edhe disa specifika të këtij smartfoni, duke përfshirë procesorin Snapdragon 845, ekranin 5.9-inç Full HD+ me raport prej 18:9, deri në 8 GB RAM memorie, deri në 128 GB memorie të brendshme, baterinë prej 4,150 mAh, pesë kamera në pjesën e pasme dhe një kamerë në pjesën e përparme.

Veçoria kryesore e këtij super-telefoni do të jetë sistemi inovativ i kamerës, por shfrytëzimi i procesorit të vjetër Snapdragon ndoshta mund të mos u pëlqejë përdoruesve në 2019-ën, veçanërisht që nga paralajmërimi nga Lenovo dhe OnePlus se planifikojnë që të lansojnë pajisjet me procesorin e ri Snapdragon 855.

Sa i përket lansimit, ende nuk dihet se kur mund të lansohet Nokia 9 PureView por panairi i ardhshëm CES dhe Kongresi Botëror për Celularë mund të jenë një shans për lansimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat