Huawei “sfidon” Samsung me “smartphone” të palosshëm, me çmim “të kripur”

Mobile

Huawei “sfidon” Samsung me “smartphone” të palosshëm, me çmim “të kripur”

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 13:18
Huawei

Çmimi fillestar për telefonin e palosshëm të Huaweit, “Mate X”, është astronomik.

Prodhuesi kinez i telefonave prezantoi aparatin e tij të ri të palosshëm, në prag të kongresit botëror të telefonisë celulare në Barcelonë, një takim i jashtëzakonshëm ky i industrisë.

“Mate X” do të konkurrojë me “Galaxy Fold” të sapo prezantuar nga Samsungu, që ka një çmim prej rreth 1.950 dollarësh. Por, versioni më i lirë i “Mate X” kushton 2.600 dollarë, përfshirë taksat.

Krahasimet mes telefonave Samsung dhe Huawei nuk ndalen këtu.

Huawei ka garantuar që t’i sigurojë telefonit të tij të palosshëm rrjetin 5G, një teknologji në qendër të përpjekjes së tij për dominim global në tregun e “smartphone”-ve.

Samsungu, ndërkohë, ofron versionin e vjetër me 4G dhe një version me 5G.

Telefoni i Huaweit, me ekran 8 inch, ofron më shumë krahasuar me ekranin e “Galaxy Fold” të Samsungut, që shkon në 7.3 inç.

Sidoqoftë, “Mate X” është vetëm 11 milimetra kur paloset, më i hollë se “Galaxy Fold” i Samsungut, me një trashësi prej 17 mm.

Prodhuesit e telefonave kanë nisur në fakt të kthejnë thuajse të gjithë shikimin nga telefonat e palosshëm, por tregu dhe analistët mbeten skeptikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat