Samsung paralajmëron hetime për problemet me ekranin e Galaxy Fold

Mobile

Samsung paralajmëron hetime për problemet me ekranin e Galaxy Fold

Më: 19 prill 2019 Në ora: 00:36
Galaxy Fold

Dita e sotme, nuk ishte aspak e mirë për Samsung.

Telefoni i palosshëm i kësaj kompanie, Galaxy Fold është duke pasur probleme të shumta me ekran, derisa po testohet nga gazetarët e teknologjisë.

Thyerja e ekranit në mes, është në qendër të këtyre problemeve të raportuara.

Pas disa orësh, që u shpërnda lajmi, Samsung ka lëshuar një komunikatë që paralajmëron hetime për këto probleme.

“Vetëm një numër i vogël i këtyre telefonave, iu janë dhënë gazetarëve për testim. Kemi marrë disa raporte, për disa prej ekzemplarëve që i kemi shpërndarë. Do t’i studiojmë të gjitha në detaje, për të kuptuar arsyen e vërtetë” thuhet në komunikatën e Samsung.

Sipas kompanisë, në disa telefona janë hequr pjesët e sipërme, gjë që ka ndikuar në thyerjen e ekraneve.

“Largimi i pjesës së sipërme mbrojtëse, ka shkaktuar thyerjen e ekranit, kjo shtresë duhet të qëndrojnë për ta mbrojtur atë” thuhet më tutje, duke mos u bërë e ditur nëse ia kanë larguar me qëllim. Me gjithë këto probleme, Samsung konsideron ta shesë Galaxy Fold për 1,980 dollarë, pasi të prezantohet zyrtarisht më 26 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat