Huawei në telashe të mëdha, kërkon Android me çdo kusht - Bota Sot
Huawei në telashe të mëdha, kërkon Android me çdo kusht

Mobile

Huawei në telashe të mëdha, kërkon Android me çdo kusht

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 22:01
Ilustrim

Kompania Huawei dëshiron të mbajë Android në telefonat e saj me çdo kusht, pasi objektivisht çdo ndryshim në sistemin operativ mund të ndikojë në mënyrë drastike në shitjen e telefonave.

Nënpresidentja e Huawei Katherine Chen tha se sistemi operativ Hongmeng OS nuk është projektuar për telefonat, transmeton KosovaPress.

Sipas saj, Hongmeng është menduar për përdorim industrial, dhe ka vetëm disa rreshta të kodit që janë të destinuara për përdorim në telefon.

Ky OS është projektuar fillimisht për të përpunuar një sasi të madhe të të dhënave në një kohë të shkurtër.

Presidenti i kompanisë Liang Hua, javën e kaluar tha se sistemi operativ Hongmeng  OS ishte zhvilluar kryesisht për pajisjet e Gjërave të Internetit (Internet of Things) dhe se ende nuk ishte vendosur nëse do të përdoret në telefonat mobilë.

Problemet e Huaweit vijnë pasi gjiganti i teknologjisë Google vendosi që mos t’i lejojë të përdorë sistemin e tij operativ Android, pas vendimit të presidentit Donald  Trump që të shkëputet çdo lloj bashkëpunimi me këtë kompani nga Kina nën dyshimet për spiunim kibernetik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...