Samsung Galaxy A50 i ri në testin e qëndrueshmërisë

Mobile

Samsung Galaxy A50 i ri në testin e qëndrueshmërisë

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 22:16

Galaxy A50 është njëri nga shumë modele të Samsungut të kategorisë së mesme dhe versioni i tij i përditësuar për vitin 2019 vjen me brend dhe filozofi të re.

Megjithatë, as dizajni i tij e as specifikat nuk japin përshtypjen e një smartfoni premium. Por a është e mundshme që ta gërvishtim? A mund t’i mbijetojnë flakës pikselët e ekranit? Dhe në fund, a do të mund të lakohet ky smartfon?

Të gjitha këtyre pyetjeve i është përgjigjur kanali i njohur në YouTube, JerryRigEverything, i cili në testet e tij të pazakonta për qëndrueshmëri e kishte Samsung Galaxy A50.

Në mënyrë standarde, ekrani i smartfonit mund të gërvishtet deri në nivel të gjashtë, me prerje më të thellë deri në nivelin e shtatë. Kamerat e pasme janë të vendosura prapa xhamit mbrojtës. Po ashtu, ekrani duroi rreth 30 sekonda nën flakën e një shkrepëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat