IPhonet e rinj mund të përdoren me laps - Bota Sot
IPhonet e rinj mund të përdoren me laps

Mobile

IPhonet e rinj mund të përdoren me laps

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

iPhonët e rinj që do të dalin në muajin shtator, mund të përdoren me laps, jo shumë të dashur nga Steve Jobs, sipas një parashikimi të “Citi Research”.

Aplikacioni “Apple Pencil” u paraqit në shtatorin e vitit 2015 si një pajisje shtesë për iPad Pro dhe mund të blihet veçmas.

Ai është në gjendje të punojë së bashku me ekranin për të vizatuar në një mënyrë më fluide dhe natyrale.

Kompania aktualisht shet dy modele të Apple Pencil: një në përputhje me iPad Pro të ri, dhe me versionin iPad Air të gjeneratës së gjashtë.

“Askush nuk dëshiron një laps shkrues”, deklaroi bashkëthemeluesi legjendar i Apple në lidhje me faktin se gishti duhet të jetë mjeti kryesor i kontrollit për iPhone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...