Galaxy Note me çmim të përballueshëm do të lansohet në Evropë

Mobile

Galaxy Note me çmim të përballueshëm do të lansohet në Evropë

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 17:10
Galaxy Note

Thashethemet për një Galaxy Note 10 me çmim më të përballueshëm, të intervalit mesatar, janë shfaqur gjatë javëve të kaluara. 

Edhepse ka dy modele në përbërjen Note10 këtë vit, versioni “i nivelit mesatar” të pajisjes është ende i kushtueshëm për atë që supozohej të ishte një variant më i përballueshëm.

Sipas një raporti të fundit, një Galaxy Note, me çmim të përballueshëm, jo vetëm që është në zhvillim, por së shpejti do të lansohet në Evropë. 

Me numrin e modelit SM-N770F, Galaxy Note i përmendur do të jetë në dispozicion në opsione me ngjyrë të zezë dhe të kuqe.

Emri i tij është ende një mister, megjithëse raporti sugjeron që Samsung mund të shkojë me Galaxy Note10 Neo (duke ndjekur një model më të hershëm të përballueshëm, Galaxy Note 3 Neo nga 2014), ose Galaxy Note10 Lite. 

Për sa i përket specifikave dhe çmimeve, Galaxy Note i lirë është ende një mister, por tani që mulliri i thashethemeve është në lëvizje, ne mund të presim të dëgjojmë më shumë rreth tij në javët e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat