Telefoni i palosshëm i Samsung u shfaq në foto live - Bota Sot
Telefoni i palosshëm i Samsung u shfaq në foto live

Mobile

Telefoni i palosshëm i Samsung u shfaq në foto live

Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 15:46
Samsung

Pas njoftimit të Galaxy Fold, Samsung duket se ka vendosur të përqendrohet në punën në një telefon të palosshëm, që duket i ngjashëm me Motorola Moto RAZR.

Telefoni mund të paloset/përkulet në qendër, dhe në fotot live mund të shihet vrima e hapjes në pjesën e epërme të ekranit.

Në anën e pasme është një sistem me dy kamera, të vendosura horizontalisht, së bashku me një blic. Përveç sistemit të kamerave, ekziston një ekran i vogël që mund të tregojë motin, njoftimet dhe informacione të tjera.

Fotografitë e telefonit janë postuar në faqen Weibo, dhe Samsung pritet të lansojë këtë telefon të palosshëm në tregun kinez në muajt e ardhshëm.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat