Zbulohen çmimet e OnePlus 8-shit

Mobile

Zbulohen çmimet e OnePlus 8-shit

Më: 13 prill 2020 Në ora: 07:55
OnePlus 7 Pro

Prodhuesi kinez i smartfonëve, OnePlus, pritet që të lansojë smartfonin e ri OnePlus 8.

Uebsajti WinFuture.de duket se ka zbuluar çmimet e OnePlus 8 dhe OnePlus 8 Pro, shkruan ubergizmo.

Sipas këtij uebsajti gjerman, modeli bazë OnePlus 8 do të ketë çmimin fillestar prej 719-729 euro. Ky model do të ofrojë 8 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme. Ndërsa versioni me 128 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme pritet të kushtojë 819-829 euro.

Gjithashtu, modeli i avancuar OnePlus 8 Pro me 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme pritet të kushtojë 919-929 euro, ndërsa versioni me 16 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme do të kushtojë 1,009-1,019 euro.

OnePlus, po ashtu, pritet t’i prezantojë këto modele më 14 prill, ku edhe ndoshta do të konfirmohen këto çmime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat