Harroni flagshipët, ky është smartfoni për tu blerë - Bota Sot
Harroni flagshipët, ky është smartfoni për tu blerë

Mobile

Harroni flagshipët, ky është smartfoni për tu blerë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Beteja për smartfonë me kosto të përballueshme po nxehet dhe Oppo mendon se ka potencialin për të dalë fitimtarë.

Kompania sapo prezantoi modelin A72 i cili premton më shumë sesa modelet e tjera në këtë kategori por për më pak para.

Ekrani 6.5-inç ka rezolucion 1080p me kamër selfie hole-punch 16-megapiksel dhe kamër të pasme kryesore 16-megapiksel shoqëruar nga një me kënd të gjerë 8-megapiksel dhe një portret 2-megapiksel.

Ka një modalitet Ultra Night Mode 2.0 për të përmirësuar shkrepjen në dritë të pakët.

Në brendësi gjendet një procesor Snapdragon 665 me 4GB RAM dhe bateri 5,000 mAh. Kombinimi i një procesori modest dhe bateri të madhe siguron punim gjatë gjithë ditës.

Përtej performancës, Oppo nuk ka kompromentuar asgjë tjetër. Ende merrni memorie 128GB, altoparlantë stereo, NFC dhe skaner të shenjave të gishtërinjve në pjesën anësore të smartfoni.

A72 do të kushtojë 269 dollarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat