Hulumtuesit e sigurisë kanë gjetur rreth 400 proleme sigurie në pjesë të ndryshme të kodit që përdoret nga procesori dixhital i sinjaleve në procesorët mobil Snapdragon.
Snapdragon është një sistem çipesh, i cili përmban disa komponentë nga procesori, grafikat e deri te DSP.
Çipi është i vendosur në të paktën 40% të smartfonëve në mbarë botën përfshirë pajisjet e segmentit të lartë nga Google, OnePlus dhe Samsung.
Check Point thotë se hakerët mund të shfrytëzojnë problemet e siguris në tre mënyra:
Përgjim – Telefoni Android mund të shndërrohet në një pajisje përgjimi dhe mbi të gjitha nuk kërkohet ndërhyrja e përdoruesit. Fotot kopjohen, thirrjet regjistrohen, vendndodhja ekspozohet dhe mikrofoni përgjohet.
Vjedhje të Dhënash – Mund të realizohet në heshtje të plotë pa dijeninë e përdoruesit e madje nuk hiqet dot nga ky i fundit.
Dëmtimi i Telefonit – Smartfoni mund të bëhet i papërdorshëm duke e nxjerrë totalisht jashtë funksioni.
Prodhuesi i çipeve Snapdragon ka njoftuar të gjithë prodhuesit e smartfonëve dhe adresuar të gjitha problemet.
Ekspertët thonë se do të duhen muaj ndoshta vite derisa të gjithë përdoruesit e smartfonëve Android të jenë të sigurtë. Check Point nuk publikoi detajet teknike të problemeve për të parandaluar sulmuesit nga shfrytëzimi i plotë i tyre.