Oppo Find X3 shfaqen në Geekbench, vjen edhe modeli Pro

Mobile

Oppo Find X3 shfaqen në Geekbench, vjen edhe modeli Pro

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Është folur shumë për modelin e ri të telefonit, Oppo Find X3, ndërsa tani pajisja është shfaqur online në disa faqe që krahasojnë modelet e reja të telefonave mobil.

Oppo Find X3 është parë në faqen e Geekbench, në të cilën janë dhënë disa specifika të detajuara të pajisjes.

Telefoni do të vijë me procesorin e Qualcomm, Snapdragon 870 dhe 8 GB RAM, ndërsa do të ketë gjithashtu një model Pro me një procesor Snapdragon 888.

Oppo Find X3 është listuar si pajisje që do të vijë me Android 11 dhe pritet të shfaqë një ekran OLED me diagonalen prej 6.7 inç me një rezolucion Full HD +, ndërkaq modeli Pro do të ketë një ekran QHD +.

Oppo Find X3 gjithashtu thuhet se do të vijë me një gamë të kamerëve, por momentalisht ende nuk ka shumë detaje. Telefonat e rinj të linjës Oppo Find pritet të zyrtarizohen muajin tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat