Rikthet Nokia pas 20 vitesh, bateria i zgjat 21 ditë

Mobile

Rikthet Nokia pas 20 vitesh, bateria i zgjat 21 ditë

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 00:45
Foto ilustrim

Askush nuk e harron markën e njohur Nokia 3310.

Të fortë dhe me bateri që mbante disa ditë, këto dy elemente duket se janë harruar me SmartPhone.

Por kompania finlandeze Nokia ka menduar për nostalgjikë.

Ajo ka njoftuar rikthimin e Nokia 3610 me jetëgjatësi baterie 21-ditore, diçka e padëgjuar në epokën e sotme të telefonave inteligjentë.

Ajo do ta lançojë telefonin në gusht bashkë me dy telefona inteligjentë të rinj.

Nokia 3610 ishte një nga telefonat më të mirë të vitit 2001.

Telefoni thuhet se do të dalë në treg për vetëm 40 euro.

Kompania është munduar të rikrijojë modelet e vjetra si 3310 dhe 8110, si një përpjekje për të risjellë lavdinë e dikurshme të markës.

Pamja origjinale me tre ngjyra është ndryshuar ndërsa ekrani është më i madh.

Telefoni vjen në ngjyrë jeshile të errët, të verdhë, të zezë dhe blu e hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat