OnePlus Ace Pro arrin me 3 gusht

Mobile

OnePlus Ace Pro arrin me 3 gusht

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 09:00
OnePlus Ace Pro

OnePlus 10T do të arrijë me 3 gusht dhe do të ketë edhe sistemin operativ OxygenOS 13. Telefoni pritet që ta ketë të instaluar çipin e ri Snapdragon 8+ Gen 1 por që pritet të mos jetë telefoni i vetëm me këtë çip që pritet të lansohet nga OnePlus.

Sipas Digital Chat Stiation, një pajisje e quajtur OnePlus Ace Pro gjithashtu pritet të lansohet me çipin më të ri Snapdragon, dhe gjithashtu do të ketë 16GB RAM dhe rimbushje të shpejtë prej 150W.

Duke e parë historinë e markës e cila u jep emra të ndryshëm pajisjeve që shiten në tregun vendor dhe atë të jashtëm, mund të supozohet se OnePlus Ace Pro aktualisht është OnePlus 10T.

Nëse supozimet tona janë të sakta, kjo do të thotë që OnePlus 10T do të ketë rimbushje të shpejtë prej 150W, një veçori e cila për momentin është në dispozicion vetëm tek disa telefona të mençur, por tek një markë tjetër e pavarur e quajtur Realme.

Opsioni 16 GB RAM është lajm i mirë për të gjithë adhuruesit OnePlus. Pra ende pritet që të shohim një pajisje nga një kompani me opsion aq të madhe të memories, duke e bërë që OnePlus 10T do t’i bashkëngjitet një grupi ekskluziv të telefonave të mençur që e ofrojnë këtë veçori.

Ka edhe një mundësi tjetër që Ace Pro dhe 10T janë krejt të ndryshëm. Gjithsesi, edhe nëse injorohet politika e ri-emërimeve të OnePlus, dyshohet se kompania e ka kapacitetin e prodhimit të dy telefonave të ndryshëm në të njëjtën kohë, kjo duke u bazuar në problemet me zinxhirin furnizues dhe prodhimit nëpër të cilat po kalon e gjithë industria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat