Zbulohen detaje të telefonit inteligjent Black Shark 6

Mobile

Zbulohen detaje të telefonit inteligjent Black Shark 6

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 10:51
Black Shark 6

Marka Black Shark e Xiaomi prezantoi serinë Black Shark 5 të telefonave celularë në mars të vitit të kaluar në Kinë ndërsa pasuesit pritet të vijnë në të njëjtën kohë të këtij viti.

Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, informatori i besueshëm Digital Chat Station zbulon detajet e para.

Seria Black Shark 6 do të fuqizohet nga një procesor Snapdragon 8 Gen 2, do të ketë një ekran të sheshtë me rezolucion 2K me një vrimë qendrore për kamerën selfie, ndërsa në anën e pasme do të jetë kamera kryesore me një sensor Sony IMX686 64 MP. Do t’i bashkohet një kamerë ultra e gjerë.

Priten gjithashtu dy altoparlantë dhe “ftohje aktive më të fuqishme” që do të garantojë performancë konstante.

Black Shark 6 do të ketë një kornizë metalike me një strukturë qeramike dhe do të fuqizohet nga një bateri 5000 mAh që do të mbështesë karikimin 120 W.

Sa pajisje do të përbëjnë serinë Black Shark 6 nuk dihet ende, por nëse situata është e njëjtë me vitin e kaluar, atëherë mund të presim versionet bazë, RS dhe Pro në Kinë, domethënë versionet bazë dhe Pro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat