Motorola: Një version i ri i palosshëm i smartfonit Razr do të vijë këtë vit

Mobile

Motorola: Një version i ri i palosshëm i smartfonit Razr do të vijë këtë vit

Më: 3 mars 2023 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Një version i ri i Motorola Razr i palosshëm do të lansohet këtë vit, sipas CEO-s të kompanisë Lenovo që tani zotëron markën.

Razr është një nga telefonat celularë më ikonë të markës dhe u lansua për herë të parë nga Motorola në vitin 2004. Pajisja u bë një ndër telefonat më të njohur me kapak të viteve 2000.

Motorola ringjalli markën Razr në një formë të re të palosshme në vitin 2020, duke u bërë një nga prodhuesit e parë të smartfonëve që lansoi një pajisje me një ekran të përkulshëm.

Razr ruan tiparin e tij të palosjes. Por në vend të një menteshe, si pajisja origjinale, ekrani mund të përkulet, duke lejuar që telefoni të paloset.

CEO i Lenovo-s, Yuanqing Yang, tha për CNBC të mërkurën në një intervistë në Kongresin Botëror të Mobile në Barcelonë, se Motorola do të lançojë versionin e ardhshëm të telefonit të palosshëm “shumë shpejt”.

“Unë mendoj se është shumë më e mirë”, tha Yang për pajisjen ende të palansuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat