Siemens dhe SAP thonë se drafti i Aktit të të Dhënave të BE-së i vë në rrezik sekretet tregtare

Mobile

Siemens dhe SAP thonë se drafti i Aktit të të Dhënave të BE-së i vë në rrezik sekretet tregtare

Më: 9 maj 2023 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Prodhuesi gjerman i softuerëve të biznesit SAP dhe kompania gjermane e inxhinierisë Siemens i janë bashkuar gjigantëve të teknologjisë amerikane në kritikimin e projektligjeve të BE-së për përdorimin e të dhënave të krijuara nga pajisjet inteligjente dhe mallrave të tjera të konsumatorëve.

Vendet e BE-së dhe ligjvënësit e bllokut po punojnë mbi detajet e Aktit të të Dhënave, të propozuar nga Komisioni Evropian vitin e kaluar përpara se të miratohet si legjislacion.

Projektligji, që mbulon të dhënat e konsumatorit dhe të korporatave të BE-së, është pjesë e një legjislacioni që synon të frenojë fuqinë e gjigantëve të teknologjisë amerikane dhe të ndihmojë BE-në për të arritur objektivat e saj dixhitale dhe ekologjike, raporton Reuters..

Kritikat nga ana e SHBA-së thonë se ligji i propozuar është shumë kufizues, ndërsa kompanitë gjermane thonë se një dispozitë që detyron kompanitë të ndajnë të dhënat me palët e treta për të ofruar shërbime të tjera të tregut ose të tjera të bazuara në të dhëna, mund të rrezikojë sekretet tregtare.

“Kjo rrezikon të minojë konkurrencën evropiane duke detyruar ndarjen e të dhënave – duke përfshirë njohuritë kryesore dhe të dhënat e dizajnit – jo vetëm me përdoruesit, por edhe me palët e treta”, shkruhej në letrën e përbashkët të kompanive drejtuar Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, shefes së antitrust-it të BE-së Margrethe Vestager dhe shefit industrial të BE-së Thierry Breton.

“Në mënyrë efektive, kjo mund të nënkuptojë që kompanitë e Bashkimit Evropian do të duhet të zbulojnë të dhëna për konkurrentët e vendeve të treta, veçanërisht atyre që nuk operojnë në Evropë dhe kundër të cilëve masat mbrojtëse të Aktit të të Dhënave do të ishin joefektive”, shkruhej tutje brenda letrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat