Zbulohet data e debutimit të iQOO Neo 7 Pro

Mobile

Zbulohet data e debutimit të iQOO Neo 7 Pro

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 09:44
Telefoni iQOO Neo 7 Pro

Telefoni iQOO Neo 7 Pro do të vije zyrtarisht me 4 korrik. Lajmi u dha në Twitter nga Nipun Marya, drejtori ekzekutiv i iQOO India.

Meqenëse veçse dihet se iQOO Neo 7 Pro do të jetë një variant global i iQOO Neo7 Racing, model ky i cili është në dispozicion vetëm në tregun e Kinës, mund të presim një ekran AMOLED 6.78 inç 1080x2400px 120Hz, një bateri 5000mAh me karikim 120W dhe një kamerë kryesore 51.90MP .

Ndërsa integrimi i çipit Sndapdragon 8+ Gen 1, veçse ishte konfirmuar më parë nëpërmjet ueb-sajtit Geekbench, shkruan GSM Arena.

Në pjesën e pasme të iQOO Neo 7 Pro ka edhe dy kamera të tjera – 8MP për fotografi ultra të gjerë, dhe një tjetër me rezolucion 2MP për makro fotografi, ndërsa në anën e përparme është një kamerë për selfie me rezolucion prej 16MP.

Pritet që Vivo ta ofroj telefonin e ri në versionet 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë të përgjithshme, si dhe me 16 GB RAM dhe 256 GB hapësirë të përgjithshme.

Softueri do të jetë Funtouch OS 13, i cili është i bazuar në sistemin operativ të Android 13.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat