Rrjedhin specifikat e serisë Xiaomi 14

Mobile

Rrjedhin specifikat e serisë Xiaomi 14

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Me serinë Xiaomi 13 e cila tashmë është në dispozicion global, është koha të kthejmë vëmendjen te gjenerata e ardhshme e telefonave kryesorë nga Xiaomi.

Seti i parë i specifikimeve për serinë Xiaomi 14 është këtu falë informatorit Digital Chat Station i cili ndan disa detaje paraprake rreth çipave, baterive dhe shpejtësive të karikimit të telefonave në ardhje.

GSM Arena raporton se Xiaomi 14 dhe Xiaomi 14 Pro pritet të debutojnë në nëntorin e këtij viti, teksa të integruar do ta kenë çipin e ri Snapdragon 8 Gen 3.

SoC-ja e gjeneratës së ardhshme nga Qualcomm do të prezantohet në fund të tetorit në një event të dedikuar të mbajtur në Maui, Hawaii. Xiaomi do të jetë një nga markat e para të telefonave të mençur që do të lansojë pajisjet e fuqizuara nga çipi i ri.

Snapdragon 8 Gen 3 pritet të shfaqë një arkitekturë të re bërthamash – 1+5+2 – me një bërthamë kryesore Cortex-X4 së bashku me 5x bërthama Cortex-A720 dhe 2x Cortex-A520. Pjesa e GPU-së pritet të sigurohet nga Adreno 750 i cili duhet të ofrojë disa përfitime të dukshme të performancës.

Xiaomi 14 thuhet se do të përmbajë një bateri me kapacitet 4,860mAh me karikim të shpejtë prej 90W me kabllo ndërsa pa kabllo pritet që të ketë karikim prej 50W.

Në anën tjetër Xiaomi 14 Pro do të ketë një bateri pak më të madhe me kapacitet prej 5,000mAh me karikim 120W me kabllo ndërsa pa kabllo shpejtësia e karikimit do jetë e njëjtë si ajo e Xiaomi 14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat