Modelet Galaxy Z Fold 5 dhe Galazy Z Flip 5 po vijnë më 26 korrik

Mobile

Modelet Galaxy Z Fold 5 dhe Galazy Z Flip 5 po vijnë më 26 korrik

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 13:25
Samsung Galaxy Z Fold 5 dhe Samsung Galaxy Z Flip 5

Samsung Galaxy Z Fold 5 dhe Samsung Galaxy Z Flip 5 pritet të lansohen globalisht më 26 korrik gjatë një eventi të dytë të vitit Galaxy Unpacked.

Siç raportohet, kjo është hera e parë që kompania do të organizojë këtë ngjarje në Seul.

Gjiganti i teknologjisë koreano-jugor pritet gjithashtu të prezantojë Samsung Galaxy Tab S9 dhe serinë Galaxy Watch 6 së bashku me telefonat e palosshëm.

Pasi që telefonat e palosshëm të lansohen më 26 korrik në po të njëjtën datë do të hapen paraporositë për pajisjet.

Në këtë vit, janë lansuar një mori telefonash të palosshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat