Xiaomi konfirmon se Redmi K60 Ultra vjen me një çip Dimensity 9200+

Mobile

Xiaomi konfirmon se Redmi K60 Ultra vjen me një çip Dimensity 9200+

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 19:07
Tani Xiaomi e ka dhënë konfirmimin zyrtar të këtij lajmi

Disa ditë më parë u shfaq një rezultat Geekbench të asaj që thuhej si ishte Xiaomi Redmi K60 Ultra – dhe kjo zbuloi se telefoni në fjalë do fuqizohet nga çipi Dimensity 9200+.

Tani Xiaomi e ka dhënë konfirmimin zyrtar të këtij lajmi, duke bashkëngjitur edhe një rezultat nga AnTuTu e bashkë me të edhe disa detaje të tjera.

K60 Ultra – telefon i cili pritet që në tregun ndërkombëtar të dal me emrin Xiaomi 13T Pro – me të vërtetë do ta përdorë çipin 9200+ nga MediaTek, dhe në një test të brendshëm ky telefon arriti të marrë 1,774,714 pikë në AnTuTu, raporton GSM Arena.

Kjo performancë do ta bëjë atë konkurrent me telefonat kryesor që fuqizohen nga çipat Snapdragon 8 Gen 2, dhe në fakt ky rezultat është më i lartë se ato që këta telefona e arrijnë zakonisht

Megjithatë, rezultati i Geekbench 6 nuk dukej aq mbresëlënës, kështu që le të presim që të dalin rezultate më të detajuara.

Ekipi AnTuTu nuk e ka ndarë ende ndarjen e rezultateve, por postoi foto nga një prezantim në Redmi K60 Ultra.

Dhe duke u bazuar tek fotot e ndara nga AnTuTu, Dimensity nuk do të jetë çipi i vetëm që do veprojë në K60 Ultra – pasi telefoni do të ketë një procesor vizual PixelWorks X7, i cili do të ekzekutojë një algoritëm që u zhvillua nga vetë Xiaomi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat