OnePlus Ace 2 Pro arrin më 16 gusht

Mobile

OnePlus Ace 2 Pro arrin më 16 gusht

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 09:14
OnePlus

OnePlus do ta lansojë modelin Ace 2 Pro me 16 gusht, ka deklaruar Li Jie, udhëheqës i lartë i firmës.

Në një video të postuar në Weibo, ekzekutivi deklaroi si telefoni i ri kryesor i markës do të ketë një përmirësim të madh nga modeli i thjeshtë Ace 2, dhe se gjithashtu do të ketë edhe teknologji të nivelit të lartë.

Ace 2 Pro do ta ketë të integruar çipin Snapdragon 8 Gen 2, dhe gjithashtu dihet se do ta ketë një arkitekturë të re të sistemit ftohës VC duke e zgjeruar numrin e materialeve të cilat përdoren në këtë sistem, shkruan GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Në disa imazhe të mëhershme, vërehej se Ace 2 Pro dizajnin e përgjithshëm do ta ketë të njëjtë me modelin e thjeshtë, dhe kjo tani u konfirmua nga “teaser-i” zyrtar.

Tutje Ace 2 Pro do të ofrojë deri në 24GB RAM memorie LPDDR5X dhe deri në 1TB UFS 4.0 hapësirë të përgjithshme.

Çmimi i këtij telefoni nuk është publikuar ende, dhe për këtë duhet të presim deri në prezantimin zyrtar të 16 gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat