Kështu duken lidhësit USB-C në modelet e iPhone 15

Mobile

Kështu duken lidhësit USB-C në modelet e iPhone 15

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Jemi duke iu afruar prezantimit të serisë iPhone 15, ndaj çdo ditë e më shumë marrim informacione për të. Tani një foto që tregon lidhësit USB-C për modelet iPhone 15 është shfaqur në internet.

Seritë e iPhone 15 do të vijnë me disa ndryshime të mëdha, dhe me siguri një nga më të mëdhenjtë është në fakt një ndryshim në portën e karikimit.

Kështu, iPhone-t më në fund do të marrin portën e shumëpritur USB-C, falë rregullave të reja të Bashkimit Evropian, të cilat përcaktojnë që të gjithë prodhuesit e smartfonëve që shesin telefonat e tyre në tregun e BE-së duhet t’i dorëzojnë pajisjet e tyre me një portë unike USB-C deri në vitin 2024.

Image
Lidhësit USB-C në modelet e iPhone 15

Përdoruesi i X (ish-Twitter) @lipilipsi ka postuar një foto në profilin e tij që tregon lidhësin e karikimit për iPhone 15 Pro Max, iPhone 15 Plus dhe iPhone 15.

Bazuar në thashethemet e mëparshme, iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus pritet të vijnë me lidhës USB 2.0 që do të ofrojnë të njëjtat shpejtësi transferimi të të dhënave 480 Mbps dhe shpejtësi karikimi 20 W si porta Lighting.

Image
Lidhësit USB-C në modelet e iPhone 15

Nga ana tjetër, iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro do të marrin lidhës USB 3.2, që do të thotë shpejtësi dukshëm më të shpejta të karikimit në iPhone që nga viti 2012.

Megjithatë, ekziston mundësia që Apple disi të “luajë” rregullin e Bashkimit Evropian. Gjegjësisht, në fillim të vitit u shfaq informacioni se kompania nga Cupertino planifikon të përdorë një lidhëse të personalizuar USB-Type C.

Në fakt, bëhet fjalë për ndërtimin e vërtetimit të Apple në të. Është e paqartë nëse zbatimi i këtij sistemi do të kishte pasoja për funksionalitetin e kabllove jo Apple, për shpejtësinë e karikimit etj. Në çdo rast, nëse kjo ndodh, pritet reagimi i autoriteteve të Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat