Publikohen imazhet zyrtare të smartfonit Xiaomi Mix Fold 3

Mobile

Publikohen imazhet zyrtare të smartfonit Xiaomi Mix Fold 3

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 08:59
Xiaomi Mix Fold 3

Xiaomi Mix Fold 3 do të prezantohet zyrtarisht të hënën, më 14 gusht, por themeluesi dhe CEO i Xiaomi, Lei Jun, ka zbuluar dizajnin e tij.

Ai e përshkroi smartfonin e ri me tre fjalë, i hollë, elegant dhe premium ndërsa publikoi imazhe në llogarinë personale në X (ish-twitter) dhe në rrjetin social Weibo.

Smartphone do të ketë katër kamera Leica duke përfshirë një periskop, dhe vetëm disa nga “modelet horizontale” të këtij viti do ta kenë atë, duke përfshirë Google Pixel Fold dhe Huawei Mate X3.

Fatkeqësisht, asnjë telefon celular nuk është gjerësisht i disponueshëm edhe pse vetëm Huawei është nën sanksione.

Sipas informacioneve të disponueshme, Xiaomi Mix Fold 3 do të jetë rezistent ndaj ujit, do të ketë një kamerë të vendosur nën ekran dhe do të mbështesë karikimin me tela 67W dhe 50W me valë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat