Fillon shitja e Samsung Galaxy Z Flip 5 dhe Fold 5 në tregje ndërkombëtare

Mobile

Fillon shitja e Samsung Galaxy Z Flip 5 dhe Fold 5 në tregje ndërkombëtare

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 09:53
Samsung Galaxy Z Flip 5 dhe Fold 5

Samsung tani ka filluar shitjen e telefonave të saj të palosshëm të ri, serisë së Galaxy Tab S9 dhe serisë së orëve të mençura Galaxy Watch6 në 50 tregje të ndryshme.

Në mesin e këtyre tregjeve janë Koreja Jugore, SHBA, Kina, Gjermania, Franca, Singapori dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ndërsa shitja globale pritet të kompletohet me tregje të tjera deri në fund të këtij muaji, raporton GSM Arena.

Çmimi i Galaxy Z Flip5 fillon nga 1,000 dollarë/1,200 euro/1,050 funte.

Ndërsa në anën tjetër, çmimi i Galaxy Z Fold5 nis nga 1,800 dollarë/1,900 euro/1,750 funte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat