Modelet e iPhone 15 mund të vijnë me këto ngjyra

Mobile

Modelet e iPhone 15 mund të vijnë me këto ngjyra

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Apple pritet të prezantojë më 12 shtator linjën e telefonave iPhone 15 të cilët do të vijnë me veçori të reja, bazuar në raportimet e deritanishme.

Sipas MacRumors, modelet e linjës iPhone 15 mund të jenë të disponueshme me ngjyrat rozë të errët dhe blu të çelët.

Apple shpesh ofron modelet standarde të iPhone në një gamë ngjyrash të ndezura dhe këtë vit nuk po bën përjashtim.

Nuancat e ndezura të ngjyrës rozë dhe blu tek këta telefona mund të bëhen të disponueshme së bashku me opsionet standarde të ngjyrës së zezë, të bardhë dhe të kuqe që kanë qenë edhe më herët.

Sipas Unknownz21, Apple ka testuar ngjyra të ndryshme në këtë linjë.

Ngjyrat që Apple konsideroi përfshijnë rozën (ose një nuancë ari rozë), jeshilen, ngjyrën blu, atë të verdhë, ngjyrën portokalli dhe të zezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat