Modeli iPhone 15 Pro Max mund të vijë më vonë se sa është menduar

Mobile

Modeli iPhone 15 Pro Max mund të vijë më vonë se sa është menduar

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 07:16
iPhone 15 Pro Max

iPhone 15 Pro Max i Apple mund të vijë një muaj më vonë se modelet e tjera të modelit iPhone 15, sipas një raporti të ri.

Duke cituar një raport nga një analist i këtyre pajisjeve, 9to5Mac raporton se Apple planifikon të lansojë linjën e telefonave iPhone 15 brenda tre javësh (me gjasë më 12 shtator, sipas raporteve të mëparshme) dhe të fillojë me dërgesat 10 ditë më vonë.

Por kjo vlen vetëm për modelet iPhone 15, iPhone 15 Plus dhe iPhone 15 Pro, derisa dërgesat për modelin 15 Pro Max pritet të bëhen katër javë më vonë.

Kjo vjen pasi Sony, që furnizon pjesët e kamerës për Apple, nuk po arrin të sigurojë në kohë sensorin e imazhit të përdorur nga kamera e iPhone 15 Pro Max.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat