Ky pritet të jetë çmimi i iPhone 15

Mobile

Ky pritet të jetë çmimi i iPhone 15

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 08:54
iPhone 15

Gjiganti teknologjik Apple ka bërë të ditur datën zyrtare të prezantimit të linjës iPhone 15 e që do të jetë më 12 shtator.

Me lansimin e telefonave të rinj pritet të vijnë edhe shumë veçori të tjera siç janë raportuar deri më tani.

Burimet e Digitimes konfirmojnë rritjen e shumëpërfolur të çmimit të mundshëm prej 200 dollarësh për iPhone 15 Pro Max, por gjithashtu theksojnë se iPhone 15 Pro nuk ka gjasa t’i shpëtojë rritjeve prej 100 dollarësh.

Gjithashtu spekulohet se iPhone 15 Pro Max mund të riemërtohet në iPhone 15 Ultra.

Sipas Digitimes, çmimet për telefonat e linjës së iPhone 15 do jenë kështu:

iPhone 15: duke filluar prej 799 dollarë;

iPhone 15 Plus: duke filluar prej 899 dollarë;

iPhone 15 Pro: duke filluar prej 1,099 dollarë;

iPhone 15 Pro Max: duke filluar prej 1,299 dollarë.

Sidoqoftë, çmimet mund të variojë nga hapësira ruajtjeje që ka secili model.

Çmimi i iPhone 15 Pro Max gjithashtu mund të rritet afër 2,000 dollarë në rast se vjen versioni me një hapësirë ruajtjeje prej dy terabajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat