Samsung Galaxy S23 FE dhe Galaxy Tab S9 FE pritet të lansohen më vonë këtë vit

Mobile

Samsung Galaxy S23 FE dhe Galaxy Tab S9 FE pritet të lansohen më vonë këtë vit

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 08:55
Galaxy S23 FE dhe Galaxy Tab S9 FE

Një raport i ri sugjeron që Samsung do të lansojë modelin Galaxy S23 FE dhe Galaxy Tab S9 FE të përfolur më vonë këtë vit, por jo në konferencën IFA të javës së ardhshme.

Max Jambor, një burim mjaft i besueshëm, thotë se Samsung do të organizojë një event lansimi diku në tremujorin e katërt të këtij viti, ku do të fokusohet në versionet e “Fan Edition”.

Por produktet kryesore do të jenë Galaxy S23 FE dhe Galaxy Tab S9 FE, të cilat i kemi parë në një seri rrjedhjesh.

Të dyja pritet të duken pothuajse identike, por me specifika më të vogla.

Megjithatë data e saktë e lansimit të këtyre produkteve nuk dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat