iPhone ka një rreth të zi pranë kamerave, a e dini se për çfarë shërben?

Mobile

iPhone ka një rreth të zi pranë kamerave, a e dini se për çfarë shërben?

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

Përdoruesit e modelit më të ri të iPhone Pro, akoma janë duke u “njohur” me funksionet e rrethit të zi misterioz pranë kamerave në pjesën e pasme të telefonit.

Dikush në Reditt ka publikuar fotografinë e telefonit duke rrumbullakosur rrethin dhe pyeti: “për çfarë shërben?” Të paktën ishin ata që kishin përgjigje.

Rrethi gjendet vetën në modelet më të reja të iPhone Pro dhe në modele të caktuara të iPad Pro dhe në fakt është shumë i dobishëm sepse ofron disa nga aplikacionet më të mira dhe funksionet e pajisjes.

“Pika” e vendosur pranë kamerave në fakt është një skaner LiDAR (Light Detection and Ranging). Thënë ndryshe është sensorë i thellësisë përmes të cilit laseri përcakton sesa larg janë objektet.

Funksionon në atë mënyrë që drejtuar laserin pulsues në një objekt dhe matë kohën sesa nevojitet të kalojë kohë që drita të kthehet – duke i lejuar iPhone dhe iPad të “ndërtojë” një model 3D të botës.

Teknologjia LiDAR është përdorur për zbulimin e qyteteve të humbura në Amazonë, “duke pastruar në mënyrë digjitale” majat e pemëve dhe duke gjetur rrënojat poshtë tyre – ku gjithashtu përdoret për vetura për të matur distancën nga veturat e tjera.

LiDAR ndihmon kamerën në modelet Pro të realizojë fotografi më cilësore, në veçanti në hapësirat ku ndriçimi është i paktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat