Përdorues të iPhone-it po ankohen se përditësimi i ri softuerik iOS 17 po ua ‘shterë’ baterinë

Mobile

Përdorues të iPhone-it po ankohen se përditësimi i ri softuerik iOS 17 po ua ‘shterë’ baterinë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Që kur Apple lansoi mbrëmë përditësimin softuerik iOS 17, miliona përdorues të iPhone janë nxituar për ta shkarkuar.

Megjithatë, duket se shumë prej tyre janë penduar për vendimin e tyre, mes pretendimeve se përditësimi më i fundit po ua ‘shterë’ baterinë.

Ankesat kanë pushuar rrjetin social X (ish-Twitter) gjatë 24 orëve të fundit, pasi përdoruesit pretendojnë se versioni më i fundit i iOS 17 ka shkatërruar baterinë e pajisjes së tyre.

“A po e vret iOS 17 baterinë e dikujt tjetër”, shkroi një përdorues derisa një tjetër shtoi: “Jetëgjatësia e baterisë ka qenë e tmerrshme deri më tani në iOS 17”.

Të tjerë pretenduan se ngarkimi i telefonit ra ‘dukshëm’ pas përditësimit, ndërsa një tjetër pranoi se ishin shumë të shqetësuar për ta shkarkuar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat