‘Vloggeri’ teston modelin iPhone 15 Pro Max nën ujë

Mobile

‘Vloggeri’ teston modelin iPhone 15 Pro Max nën ujë

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 06:12
Foto ilustrim

Një ‘vlogger’, i njohur me emrin HaerteTest në YouTube ka publikuar një video ku teston rezistencën e modelit iPhone 15 Pro Max në ujë.

Ai vendosi që ta testonte modelin më të shtrenjtë të linjës iPhone 15 duke e zhytur me dhjetëra herë në një lumë.

Përveç kësaj, siç shihet në video, ai e vendosi ‘smartfonin’ për 10 minuta nën ujë derisa aktivizoi edhe kohëmatësin në telefon.

Pavarësisht zhytjeve me dhjetëra herë dhe kohën 10-minutëshe nën ujë modeli iPhone 15 Pro Max punonte për bukuri dhe nuk kishte ndonjë problem.

Vlogeri në fund mund të shihet duke shkrepur disa fotografi me këtë telefon për të treguar që kamera nuk është dëmtuar.

Kanali i tij në YouTube ka 19.8 milionë abonentë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat