Kuo tregon se ku mund të jetë problemi i supozuar i mbinxehjes së modeleve Pro të iPhone 15

Mobile

Kuo tregon se ku mund të jetë problemi i supozuar i mbinxehjes së modeleve Pro të iPhone 15

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 06:12
Foto ilustrim

Përdoruesit e iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max thuhet se po përballen me probleme të mbinxehjes tek këta telefona inteligjentë, duke ndezur spekulime se çipi i ri A17 Pro në këto dy modele mund të jetë shkaku i problemit.

Sidoqoftë, analisti i TF Securities, Ming-Chi Kuo, ka vlerësuar këtë problem të supozuar të mbinxehjes që po prek modelet Pro të linjës iPhone 15 dhe deklaroi se problemi është për shkak të ndryshimeve të bëra në dizajnin e brendshëm të të dy modeleve.

Përmes një postimi, Kuo deklaroi se sondazhi i tij i tregut tregon se çështjet e supozuara të mbinxehjes nuk janë të lidhura me ‘nyjën’ e avancuar 3nm të Kompanisë së Prodhimit Gjysëmpërçues të Tajvanit (TSMC).

iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max janë të pajisur me një çip 3nm A17 Pro të ndërtuar nga prodhuesi tajvanez i çipave, derisa modelet e rregullat janë të pajisura me çipin A16 Bionic të vitit të kaluar që u prezantua në modelet Pro të iPhone 14.

Analisti pretendon se problemet e mbinxehjes që thuhet se prekin modelet e reja të iPhone-it ka gjasa të shkaktohen nga ndryshimet e bëra nga Apple në modelin termik të të dy celularëve – këtë vit, kompania në Cupertino përdori një kornizë titani dhe kjo mund të ndikojë tek mënyra se si materiali menaxhon nxehtësinë, duke zvogëluar hapësirën për shpërndarjen e nxehtësisë tek pajisja, sipas Kuo-s.

Shumë përdorues thuhet se janë ankuar se problemet e mbinxehjes që prekin modelet Pro të iPhone 15 mund të kenë shkaktuar rritje të temperaturave deri në 46 gradë Celsius. Një kanal i Koresë së Jugut në YouTube postoi një video duke përdorur një kamerë të imazhit termik për të treguar temperaturat në rritje të telefonave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat