Të dyja modelet e reja Samsung Galaxy Z Fold5 dhe Z Flip5 marrin programin One UI 6 beta

Mobile

Të dyja modelet e reja Samsung Galaxy Z Fold5 dhe Z Flip5 marrin programin One UI 6 beta

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Ka kaluar një kohë që kur Samsung e vuri për herë të parë One UI 6 beta në dispozicion për telefonat e saj kryesorë të serisë S, dhe gjatë gjithë kësaj kohe telefonat e palosshëm të prodhuesit japonez u mbajtën mënjanë.

Duke filluar nga sot, programi One UI 6 beta, i bazuar në Android 14, është i disponueshëm si për Galaxy Z Fold5, e gjithashtu edhe për Galaxy Z Flip5.

Nëse dëshironi të regjistroni Fold5 ose Flip5 në versionin beta, duhet të futeni në aplikacionin Samsung Members, ku gjendet një baner i madh që reklamon versionin beta, raporton GSM Arena.

Nëse nuk e shihni atë, atëherë mund t’ju duhet të çinstaloni dhe riinstaloni aplikacionin Samsung Members, dhe më pas mund ta gjeni atë.

Pasi të prekni banerin në fjalë, do të pranoni disa kushte dhe më pas do të merrni beta-në e parë si një përditësim. Vini re se ky është një shkarkim me madhësi 2.7 GB për Fold5 dhe ndoshta do të jetë një madhësi e ngjashme për Flip5.

Me aplikimin e përditësimit, Fold5 do të jetë në ndërtimin F946BXXU1ZWJ2, ndërsa Flip5 do të jetë në F731U1UEU1ZWJ2.

Vlen të ceket se se aktualisht Fold5 ka të drejtë të marrë pjesë vetëm në programin beta për SHBA dhe Indi, dhe i njëjti kufizim mund të zbatohet edhe për Flip5. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat