Apple planifikon që vitin e ardhshëm të rifreskojë tërë linjën e iPad-ve

Mobile

Apple planifikon që vitin e ardhshëm të rifreskojë tërë linjën e iPad-ve

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 00:08

Pasi që të përfundojë ky vit, Apple planifikon të rifreskojë plotësisht linjën e saj të iPad.

Gazetari i Bloomberg, Mark Gurman, pretendon se Apple nuk ka prezantuar iPad-in e ri gjatë këtij viti, gjë që kurrë nuk ka ndodhur më parë në historinë e kësaj pajisje.

Edhe pse kanë mbetur edhe dy muaj deri te fundi i vitit, Gurman konsideron se iPad të ri nuk do të ketë sivjet. Ai pretendon se Apple planifikon të rifreskojë tërë linjën e iPad-ëve në vitin e ardhshëm.

“Apple mund ta ketë ‘ngutur’ paksa procesin e prodhimit dhe të prezantojë prodhime të reja, por iPad-ët e përmirësuar dhe dëgjueset AirPods akoma nuk janë të gatshme për treg. Kompania planifikon të rifreskojë tërë linjën e iPad-ëve gjatë vitit te ardhshëm”, tha Gurman.

Ai nuk specifikoi se për cilët modele bëhet fjalë, por “e tërë linja” do të duhej të përfshihej – iPad mini, iPad, iPad Air dhe iPad Pro.

Të gjithë këto pajisje ishin rifreskuar në vitin e kaluar, përveç iPad mini, që kanë versionin më të ri e pati prezantuar në vitin 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat