Samsung prezanton mjetin gjenerues me Inteligjencë Artificiale, pritet ta integrojë në telefonin e ardhshëm Galaxy S24

Mobile

Samsung prezanton mjetin gjenerues me Inteligjencë Artificiale, pritet ta integrojë në telefonin e ardhshëm Galaxy S24

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 08:34
Samsung

Samsung ka prezantuar mjetin e saj gjenerues me Inteligjencë Artificiale që quhet Samsung Gauss, raporton The Verge.

Gauss do të integrohet në celularin e ardhshëm Galaxy S24, që pritet të lansohet në fillim të vitit 2024.

Samsung e prezantoi sistemin Gauss gjatë forumit të vet për Inteligjencë Artificiale këtë javë, duke zbuluar se si modeli me AI mund të gjenerojë dhe modifikojë imazhe, të përgatisë e-maila të përmbledh dokumente dhe madje të veprojë si një asistent kodimi.

Shumë gjigantë teknologjikë kanë punuar në mjete me AI që kur u lansua chatboti ChatGPT rreth një vit më parë dhe fitoi popullaritet të madh në mesin e përdoruesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat